Ndërlidhjet

Mandela sërish në spital


Ish presidenti Nelson Mandela duke e leshuar spitalin në Johanesbug, ne janar te 2001-es

Ish presidenti Nelson Mandela duke e leshuar spitalin në Johanesbug, ne janar te 2001-es

Qeveria e Afrikës së Jugut tha se ish-presidenti Nelson Mandela gjendet në spital, në një gjendje “të rëndë, por të qëndrueshme”.

Qeveria tha përmes një deklarate se Mandela u dërgua në një spital në Pretoria, për t’u tajtuar nga një infeksion i rishfaqur i mushkërive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të shtunën.

Mandela, i cili është 94 vjeç, është trajtuar disa herë në spital në muajt e fundit.

Heroi kundër aparteidit, që u burgos për 27 vjet nga regjimi racist i bardhë i Afrikës së Jugut, u shpërblye me Çmimin Nobel për Paqe dhe u bë presidenti i parë i zi i vendit të tij në vitin 1994.

Ai respektohet gjerësisht si në vendin e tij ashtu edhe në botë për promovimin e pajtimit racial pas dekadash të aparteidit.

Mandela, shëndeti i të cilit ka qenë i brishtë, është parë rrallë në publik në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG