Ndërlidhjet

Shtyhet rigjykimi i Mubarakut


Hosni MUbarak, foto nga arkivi

Hosni MUbarak, foto nga arkivi

Është shtyrë për të hënën rigjykimi i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, i cili po akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e protestuesve në revoltën e vitit 2011, që e rrëzoi atë nga pushteti.

Pas një seancë të shkurtër që nisi të shtunën në Kajro, gjykatësi kryesues njoftoi se seanca e ardhshme dëgjimore do të mbahet të hënën për të shqyrtuar provat.

Seanca gjyqësore është mbajtur në një gjykatë të improvizuar në Akademinë e Policisë jashtë Kajros.

Mubarak është dënuar me burgim të përjetshëm nga një proces gjyqësor i mëhershëm, por gjykata e apelit urdhëroi një rigjykim, duke përmendur dështimet procedurale.

Seanca e parë e rigjykimit u mbajt në muajin maj.

Më shumë se 800 njerëz u vranë gjatë kryengritjes së vitit 2011.

Mubaraku, 85-vjeçar, është duke u mbajtur në një spital burgu në Kajro.
XS
SM
MD
LG