Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë të NATO-s


Afganistan, foto nga arkivi
Afganistan, foto nga arkivi
Katër ushtarë të huaj janë vrarë në dy sulme të ndara në Afganistan.

Një zëdhënëse e misionit të NATO-s, ISAF, tha se tre ushtarë të huaj u vranë të shtunën nga një njeri i veshur me një uniformë të ushtrisë afgane në provincën lindore Paktika.

Zëdhënësja nuk ka dhënë shtetësinë e tre ushtarëve.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës Paktika, tha se tre ushtarët e vrarë janë amerikanë.

Gjithashtu të shtunën, një ushtar italian u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm në provincën perëndimore Farah.

Ministria italiane e Mbrojtjes tha se ushtari u vra kur makina e blinduar u sulmua “nga elemente armiqësore”.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet deri më tani.

Kryengritësit talebanë kanë intensifikuar sulmet në të gjithë vendin, derisa forcat afgane po marrin përsipër përgjegjësitë e sigurisë para tërheqjes së planifikuar të trupave luftarake të huaja në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG