Ndërlidhjet

Pakistani reagon ndaj sulmit amerikan


Avion pa pilot...
Avion pa pilot...
Qeveria e re e Pakistanit ka thirrur një të dërguar të lartë amerikan në shenjë proteste ndaj sulmit të telekomanduar amerikan, nga i cili, zyrtarët e zbulimit thanë se u vranë të paktën shtatë militantë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit tha se është paraqitur një notë proteste para të ngarkuarit me punë të SHBA-së, Richard Hoagland.

Sulmi i telekomanduar i së premtes, ishte i pari që kur erdhi në pushtet kryeminstri i ri, Nawaz Sharif.

Sharif këmbëngul që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë sulmet e tilla, duke thënë se ato po e shkelin sovranitetin e Pakistanit.

Presidenti amerikan Barack Obama tha muajin e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë sulmet e tilla, duke i përdorur vetëm atëherë kur kërcënimi është “i pashmangshëm.”
XS
SM
MD
LG