Ndërlidhjet

SHBA: Zgjedhjet e Iranit s'janë të lira e as të drejta


Nënsekretarja amerikane për Çështje Politike, Wendi Sherman

Nënsekretarja amerikane për Çështje Politike, Wendi Sherman

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Iranit nuk janë të lira, të drejta, të besueshme dhe as sipas standardeve ndërkombëtare.

Komentet nga nënsekretarja amerikane për Çështje Politike, Wendi Sherman, vijnë më pak se një javë para se iranianët të shkojnë në votime për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm në mes tetë kandidatëve të miratuar nga Këshilli i Gardianëve, këshill ky që paraqet një vijë të ashpër.

Duke folur në një intervistë ekskluzive pr Radion Evropa e Lirë, Sherman tha se populli iranian do të bëjë një zgjedhje midis “zgjedhjeve të pakta që kanë.”

SHBA ka thënë se nuk do të mbajë anë në zgjedhjet e 14 qershorit.
XS
SM
MD
LG