Ndërlidhjet

Thaçi viziton SHBA-në


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë me dije përmes një deklarate për media kabineti I tij qeveritar.

“Në kuadër të kësa vizite në Uashington Kryeministri Thaçi do të takojë, nënpresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, zv/sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, nënsekretarin e Mbrojtjes, James Miller, kongresmenin Eliot Engel, si dhe shumë senatorë, konregresmenë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë”, thuhet në njoftim.

Përveç këtyre takimeve, kryeministri Thaçi thuhet se do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin John Hopkins.

“Gjatë kësaj vizite në SHBA kryeministri Thaçi do të vizitojë edhe shtetin e Ioëas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Në Ioëa Kryeministri Thaçi do të takojë përfaqësues të shtetit të Ioëas, si dhe investitorë dhe biznesmenë të këtij shteti”, thuhet në njoftim.

Në të theksohet se në përmbyllje të vizitës në SHBA, kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri Thaçi shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
XS
SM
MD
LG