Ndërlidhjet

Shpërthim në Irak, 7 të vrarë


Bagdad, foto nga arkivi
Bagdad, foto nga arkivi
Një automjet bombë ka vrarë disa njerëz dhe ka plagosur shumë të tjerë, kur shpërtheu pranë një postblloku policor afër Bagdadit.

Disa media raportuan se nga shpërthimi u vranë shtatë, ndërsa disa të tjera thanë se u vranë gjashtë persona.

Rreth 20 njerëz janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi jashtë një dege të departamentit të zbulimit të policisë në lagjen kryesisht shiite, Kadhimijah.

Së paku tre të vdekur thuhet se janë policë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, edhe pse dhuna sektare mes sunive dhe shiitëve është në rritje.

Maij ishte muaji më vdekjeprurës në Irak që nga viti 2008.
XS
SM
MD
LG