Ndërlidhjet

Zhvillohet takimi mes dy Koreve


Kufiri mes Koresë Veriore dhe asaj Jugore
Kufiri mes Koresë Veriore dhe asaj Jugore
Zyrtarët e Koresë së Veriut dhe të Jugut janë takuar në takimin e tyre të parë në vitet e fundit, në një përpjekje për të ulur tensionet mes rivalëve.

Të dy palët po zhvillojnë bisedime në Pammunjon, ku u nënshkrua armëpushimi në Luftën e Koresë të viteve 1950-1953.

Bisedimet supozohet të hapin rrugën për bisedime të nivelit ministror këtë të mërkurë në Seul.

Një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit të Koresë Jugore tha se të dy palët diskutuan çështjet teknike për takimin ministror, duke përfshirë vendin dhe madhësinë e delegacioneve.

Ai tha se bisedimet pritet të vazhdojnë pasdite.

Takimi u zhvillua disa orë pasi presidenti amerikan Barack Obama dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u pajtuan në një samit në SHBA se Veriu duhet të braktisë programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG