Ndërlidhjet

Obama e Xi pajtohen për "një hapje më të madhe"


Presidenti amerikan Barack Obama takon homologun kinez në Kaliforni, 7 qershor, 2013
Presidenti amerikan Barack Obama takon homologun kinez në Kaliforni, 7 qershor, 2013
Presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pajtuar për një "hapje më të madhe” pas dy ditë të bisedimeve të gjera në Kaliforni.

Të shtunën, në fund të samitit dyditor joformal, të dy palët u pajtuan për të bashkëpunuar në ekonomi, tregti, investime dhe energji.

Këshilltari shtetëror kinez Yang Jiechi tha një konferencë për gazetarë se Xi i ka thënë Obamës se Kina dhe Shtetet e Bashkuara pajtohen për “rëndësinë e përmirësimit dhe zhvillimit ushtarak në marrëdhëniet ushtarake”.

Obama ka ngre direkt në bisedimet me Xi-në, pretendimet amerikane se sulmet kibernetike kineze kanë synim vjedhjen e sekreteve amerikane industriale.

Yang tha se Pekini dëshiron më shumë bashkëpunimin sesa fërkimin me Shtetet e Bashkuara mbi sigurinë kibernetike.

Ky ishte takimi i parë mes liderëve, që kur Xi mori detyrën në muajin mars.
XS
SM
MD
LG