Ndërlidhjet

Mandela mbetet në spital


Nelson Mandela
Nelson Mandela
Ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela mbetet në gjendje të rëndë, por stabile në një spital në Pretoria, ku po trajtohet nga një infeksion i mushkërive.

Një zëdhënës qeveritar tha të dielën se laureati i çmimit Nobel për Paqe po merr frymë vetë që kur është pranuar në spital.

Mandela, që në muajin e ardhshëm i mbush 95 vjet, është parë rrallë në publik në vitet e fundit, pasi që shëndeti i tij është bërë i brishtë.

Ai ka qëndruar 10 ditë në spital në muajin prill për shkak të pneumonisë.

Ai ka një të kaluar me probleme të frymëmarrjes që kur mori tuberkulozin në burg, ku qëndroi 27 vjet, gjatë periudhës së aparteidit.
XS
SM
MD
LG