Ndërlidhjet

Vuri zjarr në ndërtesë, kinezi dënohet me vdekje


Ilustrim
Ilustrim
Një 25-vjeçar në Kinë është dënuar me vdekje nën akuzat se ka vënë zjarrin në një ndërtesë, nga i cili vdiqën tetë njerëz.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua raportoi se Lin Binwei pranoi se e ka ndezur zjarrin më 23 shkurt në shenjë hakmarrjeje ndaj një personi, që mendonte se kishte lidhje me të dashurën e tij.

Zjarri kishte në shënjestër deponë e rivalit të tij, ku ai ruante produktet e biznesit të tij, por zjarri u përhap në katet e sipërme të banimit, duke vrarë tetë vetë dhe plagosur një.

Raporti i shkurtër nuk dha detaje të mëtejshme, as atë nëse pronari i biznesit ishte lënduar apo vrarë.
XS
SM
MD
LG