Ndërlidhjet

Sulme ndaj policisë e ushtrisë pakistaneze


Ushtarë pakistanezë
Ushtarë pakistanezë
Disa policë dhe ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe plagosur në një seri sulmesh.

Dy ushtarë të zbulimit u vranë nga një bombë e vendosur në rrugë të dielën, ndërsa po e hapnin rrugën për një kolonë ushtarake në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Një ushtar tjetër u plagos në këtë incident.

Një shpërthim i dytë pranë një postblloku në të njëjtën rrugë plagosi një ushtar.

Dy ushtarë të tjerë u plagosën në një sulm me bombë ndaj një autokolone rreth 20 kilometra në lindje të Miranshahut në Vaziristanin Verior.

Gjithashtu të dielën, sulmues me motoçikleta hapën zjarr mbi policinë në qytetin Karaçi, duke vrarë dy oficerë dhe duke plagosur një të tretë.

Shtatë njerëz, duke përfshirë një polic, u vranë në disa incidente me armë në Karaçi të shtunën.
XS
SM
MD
LG