Ndërlidhjet

Nis procesi më i madh kundër korrupsionit në Kinë


Ish ministri kinez i Hekurudhave Liu Zhijun.
Ish ministri kinez i Hekurudhave Liu Zhijun.
Procesi gjyqësor kundër ish ministrit kinez të Hekurudhave Liu Zhijun, i akuzuar për korrpupsion ka nisur në Pekin.

Ai akuzohet se ka marrë ryshfet të madh në kuadër të ndërtimit dhe menaxhimit të rrjetit të gjerë hekurudhor të vendit, duke përfshirë zhvillimin e lidhjeve me shpejtësi të lartë.

Avokatët e Lius, kërkuan të dielën lehtësim.

Liu u shkarkua nga detyra në shkurt 2011 për arsye të papërcaktuara.

Gjykimi i tij, një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në Kinë, shihet si pjesë e një aksioni të madh kundr korrupsionit të nxitur nga Xi Jinping.
XS
SM
MD
LG