Ndërlidhjet

Hague skeptik për konferencën mbi Sirinë


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague
Sekretari i Jashtëm i Britanisë ka thënë se fitimet e fundit ushtarake nga qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad do të vështirësojnë organizimin e një konference ndërkombëtare, që ka për qëllim dhënien fund të konfliktit civil në Siri.

William Hague i bëri komentet në një intervistë për BBC-në.

Ai tha se qeveria e Damaskut ka bërë përparime “në kurriz të humbjes së madhe të jetëve dhe përdorimit pa dallim të dhunës kundër civilëve”.

Ai tha se këto zhvillime nënkuptojnë se qeveria do të bëjë pak lëshime në negociata dhe ka të ngjarë të vë në dyshim edhe pjesëmarrjen e opozitës.

Bashkësia ndërkombëtare është përpjekur në javët e fundit që të organizojë një konferencë të tillë në këtë muaj në Gjenevë.

Hague shtoi se Britania po diskuton ende konferencën e propozuar të paqes me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe OKB-në.
XS
SM
MD
LG