Ndërlidhjet

logo-print

Maliki synon uljen e tensioneve me kurdët


Kryeministri irakian Nuri al-Maliki

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki ka mbajtur një mbledhje të kabinetit në Irbil, kryeqyteti i rajonit verior kurd të vendit.

Maliki dhe qeveria ishin në Irbil të dielën në një orvatje për të reduktuar tensionet ndërmjet pakicës kurde dhe qeverisë qendrore të udhëhequr nga shiitët.

Kjo ishte hera e parë që një sesion kabineti mbahet në Irbil, që nga invazioni i udhëhequr nga SHBA në vitin 2003, që rrëzoi pushtetin e Sadam Huseinit.

Rajoni kurd i Irakut është kryesisht autonom, por ka përplasje me Bagdadin mbi statusin e qytetit të Kirkukut dhe të territoreve të tjera të diskutueshme.

Rajoni gjithashtu ka nënshkruar një numër të marrëveshjeve të naftës me firmat e huaja – marrëveshje që nuk i njeh Bagdadi.
XS
SM
MD
LG