Ndërlidhjet

Rritet në 31 numri i viktimave në Bengazi


Bengazi, maj, 2013

Bengazi, maj, 2013

Shefi i ushtrisë së Libisë ka urdhëruar një grup të milicisë që të dorëzojë zyrat, pasi që 31 persona u vranë në përleshjet me protestuesit në qytetin Bengazi, njofton DPA.

Më herët u raportua për 25 të vrarë.

Youssef al-Mangoush tha se divizione të ndryshme të ushtrisë do të marrin përsipër selinë e Brigadës Mburoja e Libisë në Bengazi.

Vendimi vjen pas përplasjeve në mes të luftëtarëve të brigadës dhe protestuesve, që ishin mbledhur jashtë zyrave duke kërkuar shpërbërjen e milicisë, ku mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Luftimet u ndalën pas ndërhyrjes së ushtrisë së Libisë. Në mesin e të vrarëve janë edhe pesë pjesëtarë të ushtrisë.

Autoritetet janë duke pasur vështirësi në shtrimin e autoritetit gjithandej Libisë që nga rrëzimi i regjimit të Muamer Gadafit në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG