Ndërlidhjet

Protesta në Jemen, një i vrarë


Jemen, foto nga arkivi

Jemen, foto nga arkivi

Zyrtarët e sigurisë të Jemenit thanë se një protestues është vrarë dhe 10 persona janë plagosur, përfshirë katër roje të sigurisë gjatë përleshjeve me protestuesit shiitë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se demonstruesit shiitë, të njohur si hautë, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj rojeve të sigurisë, ndërsa po përpiqeshin të sulmonin selinë e inteligjencës në kryeqytetin Sana.

Ndërkohë, qindra përkrahës të ish presidentit Ali Abdullah Saleh kanë demonstruar në Sana të dielën kundër lirimit të 17 personave që u arrestuan në lidhje me një shpërthim të vitit 2011, që plagosi Salehin në xhaminë e pallatin të tij.

Saleh dha dorëheqje në vitin e kaluar pas disa muaj të protestave kundër tij.

Zyra e prokurorit tha se 17 personat janë liruar për shkak të mungesës së provave kundër tyre.
XS
SM
MD
LG