Ndërlidhjet

Mijëra protestues vazhdojnë të rrin në Taksim


TURQI -- Një masë e madhe njerëzish vazhdon të qëndrojë në Sheshin Taksim për të njëmbëdhjetën ditë me radhë

TURQI -- Një masë e madhe njerëzish vazhdon të qëndrojë në Sheshin Taksim për të njëmbëdhjetën ditë me radhë

Mijëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në Sheshin Taksim të Stambollit të hënën, në ditën e njëmbëdhjetë të demonstratave kundër Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë ka paralajmëruar të dielën në opinion se durimit të tij po i vije fundi, ndërsa ka krahasuar këto trazira me përpjekjet ushtarake, para gjashtë vjetëve për ta rrëzuar atë.

Erdogan tha se e ardhmja e tij në pushtet do të përcaktohet në kutitë e votimit, e jo në rrugët e Turqisë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritar nga sheshi i kryeqytetit turk Ankara, vetëm pak kilometra larg ku Erdogan iu drejtua masës të dielën.

Tre persona janë vrarë dhe më se 5 mijë të tjerë janë lënduar që kur protestat nisën të marrin hov, në 78 qytete të Turqisë që u ndezën më 31 Maj, pas një ndërhyrje të dhunshme të policisë që t’i shpërndaj protestuesit që kundërshtonin planet e ndërtimit të një parku në hapësirën e gjelbërt të Stambollit, gjegjësisht në Sheshin Taksim.
XS
SM
MD
LG