Ndërlidhjet

logo-print

Snowden: Unë i zbulova programet e spiunimit


Gazeta "The Guardian" publikon emrin e burimit të vet që i zbuloi programet sekrete amerikane të spiunimit, Edward Snowden

Gazeta "The Guardian" publikon emrin e burimit të vet që i zbuloi programet sekrete amerikane të spiunimit, Edward Snowden

Edward Snowden, një amerikan 29 vjeçar që pretendon të ketë punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Shërbimit Qendror Inteligjent (CIA), thotë të ketë qenë burimi i rrjedhës së disa informacioneve për gazetat.

Ai ka rrëfyer se nxjerrjen e informatave nga këto dy agjenci, i ka bërë nga bindja se një program që po ndërtonte shteti, ishte i një maqinë e papërgjegjshme e spiunimit që mbikëqyrte secilin shteta amerikan.

Bazuar në informatat që kanë marr nga Snowden, gazeta amerikane “The Washington Post” dhe ajo britanike “The Guardian” kanë publikuar dy shkrime javën e kaluar, ku pasqyrohet se si shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbikëqyrur të dhënat e thirrjeve telefonike nga operatori “Verizon” dhe gjigantët e intenetit, Google e Facebook.

Të dielën, gazeta “The Guardian” bëri publike emrin e burimit të vet Snowden, pas një kërkesë që i bëri ai.

Ky medium po ashtu ka postuar në portalin e vet, edhe një intervistë që zhvilluar me Snowden, i cili besohet se ka ikur nga Amerika, për t’u strehuar në Hong-Kong.

CIA ka refuzuar të jep çfarëdo komenti për këtë aferë spiunimi, kurse zyrtarë të administratës amerikane, e kanë vlerësuar zbulimin e veprave të tyre si të rrezikshme dhe të papërgjegjshme.
XS
SM
MD
LG