Ndërlidhjet

logo-print

Talebanët sulmojnë aeroportin në Kabul


Afghanistan-- Policia afgane duke zbarkuar njësitë e saj shtesë policore në aeroportin e Kabulit pas sulmit, 10Qershor2013

Afghanistan-- Policia afgane duke zbarkuar njësitë e saj shtesë policore në aeroportin e Kabulit pas sulmit, 10Qershor2013

Sulmohet aeroporti i kryeqytetit afgan në Kabul, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sipas medieve të huaja, rebelët talebanë kanë ndërmarrë këtë sulm të armatosur, ndërsa sipas autoriteteve afgane ka edhe viktima.

Një zyrtarë i ministrisë së brendshme në Kabul tha sot se ka raporte për të paktën 3 talebanë të vrarë.

Aeroporti i Kabulit shërben edhe si shtabi i përgjithshëm i komandës së NATO-së në Afganistan, por sipas autoriteteve nuk ka viktima nga radhët e policisë apo civilëve.

Zëdhënësi i talebanëve ka thënë për agjencisë AFP se cak i tyre ishte Aleanca Veri-Atlantike, e jo pjesa civile e aeroportit.

Policia ka raportuar se megjithatë 3 persona kanë hyrë në brendi të perimetrit të aeroportit dhe se kanë detonuar një bombë.

Aksioni për rikthimin e sigurisë në këtë aeroport, ende nuk ka mbaruar, dhe sipas medieve ndërkombëtare talebanët po vazhdojnë të shtiejnë në drejtim të godinës ushtarake të aeroportit.
XS
SM
MD
LG