Ndërlidhjet

Nelson Mandela, ish-presidenti i Afrikës së Jugut vazhdon të qëndroj për të tretën ditë me radhë në spitalin Pretoria, ku po mjekohet nga një infeksion në mushkëri.

Autoritetet e atjeshme, nuk kanë lëshuar deklaratë të re për gjendjen e fituesit të çmimit Nobel për paqë, por anëtarë të ngushtë të familjes së tij, janë parë duke u larguar të hënën në mëngjes nga spitali.

Mendela, tani 94 vjeç është hospitalizuar për të katërtën herë, brenda pesë muajve.
Një zëdhënës i qeverisë së Afrikës së Jugut, tha të shtunën se gjendja shëndetësore e Nelson Mandelas ëstë e rëndë, por stabile meqë ai ende merr frymë vet, dhe pa qenë i kyçur në aparaturë.

Në gjithë Afrikën e Jugut, njerëzit janë lutur për Mandelan të dielën.

Mandela në vazhdimësi ka pasur respiratore, prej se është sëmurë nga tuberkulozi gjatë qëndrimit të tij 27 vjeçar në burg, gjatë apartheidit në Afrikën e Jugut.

Pas lirimit nga burgu, Mandale është zgjedhur presidenti i parë i zi në Afrikën e Jugut, duke shërbyer prej vitit 1994 deri më 1999.
XS
SM
MD
LG