Ndërlidhjet

Trembëdhjetë të vdekur nga bombat në Jadidat al-Shatt


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Të paktën 13 persona janë vrarë kur dy bomba të fshehura në një makinë, dhe një vrasës kamikaz u hodhën në erë, në një treg të gjelbërt në veri të Bagdadit.

Autoritetet policore kanë njoftuar të hënën se tri shpërthimet simultane kishin për cak Shiitë mysliman në Jadidat al-Shatt, një qyteze veriore irakiane.

Nuk dihet ende se sa të lënduar mbetën nga këto eksplozione.

Askush nuk ka marr përgjegjësinë për këto shpërthime në këtë vendbanim që gjendet në krahinën Dijalla, rreth 40 kilometra në veri të Bagdadit.

Iraku po përballet me një dhunë të shtuar sektariane, për të cilën autoritetet druajnë se muslimanët Suni po duan ta çojnë vendin drejt një lufte civile.
XS
SM
MD
LG