Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet konvoji i NATO-s në Pakistan, vdesin gjashtë persona


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Sulmohet një konvoj i trupave të NATO-së në Pakistan, i cili po barte furnizime për forcat e koalicionit në Afganistan.

Sipas zëvendës shefit të qarkut Jamrud,në veri-perëndim të Pakistanit, ku ndodhi incidenti, të paktën gjashtë persona - që ishin në kamionët e NATO-kanë vdekur në sulmin e sotëm.

Autoritetet shpjeguan se sulmuesit kanë shtënë me minahedhës dhe armë të lehta në drejtim të konvojit.

Një fraksion militant, që e quan veten si “Ushtria e Osamas” ka thirr mediet e atjeshme për t’ju komunikuar se është përgjegjëse për këtë sulm.

Pakistani është një rrugë kyçe transite për koalicionin ushtarak që e drejton NATO-ja në Afganistan.
XS
SM
MD
LG