Ndërlidhjet

Nice: Gjykata e Hagës s'brengoset për viktimat


Ilustrim

Ilustrim

Prokurori i dikurshëm i Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, Geoffrey Nice ka kritikuar shtetet e ish-Jugosllavisë që luftuan kundër Serbisë, për mungesën e shkrimit të historisë së tyre të konfliktit.

Në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” Nice ka thënë se Serbia me shumë mjeshtri ka hedh mjegull në shumë fakte rreth luftës, dhe se vet është dal fituese nga proceset gjyqësore. Për këtë arsye, interesat e viktimave të luftës nuk janë marr parasysh nga Haga.

Ai ka kritikuar edhe qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij, ka lejuar “që kryeministri i saj të përballet gjithnjë me akuza të ulëta të transplantit të organeve, të cilat sigurisht se nuk kanë asnjë besueshmëri, por prapë mbeten aty si akuza”.

“Hetimet të cilat po i drejton amerikane Clint Williamson, po kanë vështirësi. Ta zëmë se akuzat kundër Hashim Thaçit hidhen poshtë. Kur kam kontrolluar për herë të fundit këtë lëndë, nuk kam gjetur as edhe një dëshmi kundër tij [Hashim Thaçit] në materialin që më është dorëzuar. Por, shumë vjet do të kalojnë përderisa ky shtet i vogël të mos jetë i varur nga Amerika, në secilin kontekst”, ka thënë Geoffrey Nice.

Sipas tij, verdiktet e fundit të Tribunalit të Hagës flasin për atë se si kjo gjykatë ështe e gatshme që të kujtohet në histori si një institucion i cili është “brengosur më pak për interesin e viktimave, kurse më shumë për fuqitë e mëdha”.
XS
SM
MD
LG