Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me 15 vjet burg ish kryeministri i Kirgizisë


Ish kryeministri i Kirgizisë, Daniyar Usenov

Ish kryeministri i Kirgizisë, Daniyar Usenov

Ish kryeministri i Kirgizisë, Daniyar Usenov është dënuar në mungesë me 15 vjet burg.

Të hënën, një gjykatë në Bishkek e gjeti fajtor Usenovin për përvetësim të tokës publike në vitin 2007, kur ishte kryetar i Bishkekut.

Usenov u emërua kryeministër i Kirgizisë në vitin 2009.

Ai iku nga Kirgizia menjëherë pas protestave të dhunshme anti-qeveritare në prill të 2010-ës që çuan në përmbysjen e presidentit të vendit, Kurmanbek Bakiev.

Vendndodhja aktuale e Usenovit nuk dihet.

Ai dhe Bakiev, i cili aktualisht jeton në Bjellorusi, së bashku me më shumë se 20 ndihmës dhe bashkëpunëtorë, gjithashtu po gjykohen në mungesë në Kirgizi në lidhje me vdekjen e rreth 100 njerëzve, të cilët u vranë kur forcat e sigurisë qëlluan mbi protestuesit gjatë demonstratave kundër Bakievit.
XS
SM
MD
LG