Ndërlidhjet

Bosnjë: 50 të arrestuar për korrupsion


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Bosnjë dhe Hercegovinë tha se i ka arrestuar 50 persona, përfshirë 10 zyrtarë të policisë në një operacion mbarëkombëtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një dekalratë e Zyrës së Prokurorit tha se aksioni është kryer në të njëjtën kohë në 50 lokalitete.

Në deklaratë thuhet se të dyshuarit kanë kontrabanduar kafshë nga Bosnja në Serbinë fqinje për një periudhë të gjatë kohore duke përfituar miliona.

Prokuroria tha se do të vendosë për hapat e ardhshëm, pasi që t’i marrë në pyetje të dyshuarit.
XS
SM
MD
LG