Ndërlidhjet

Tymoshekno "duhet të mbetet në spital"


Yulia Tymoshenko

Yulia Tymoshenko

Mjekët gjermanë thanë se ish kryeministrja e burgosur e Ukrainës Yulia Tymoshenko duhet të mbetet në spital për trajtim të vazhdueshëm.

Një grup i mjekëve gjermanë kontrolluan Tymoshenkon të hënën në një klinikë në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Ata iu thanë gazetarëve se problemet e Tymoshenkos duhet të trajtohen në spital e jo në burg.

Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në tetor të 2011-ës për shpërdorim të detyrës në lidhje me një marrëveshje të gazit me Rusinë në vitin 2009.

Ajo është trajtuar në klinikë për dhimbje të shpinës që nga maji i vitit 2012.

Tymoshenko është akuzuar edhe për evazion fiskal dhe përvetësim, ndërsa po hetohet edhe për një rast të vrasjes.

Ajo mohon të gjitha akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG