Ndërlidhjet

Sulm në Afganistan, vriten 6 sulmuesit


Kabul...
Kabul...
Zyrtarët provincialë thanë se të paktën 18 njerëz u plagosën në një sulm vetëvrasës në provincën jugore të Afganistanit, Zabul.

Autoritetet thanë se një automjet-bombë ka shpërthyer jashtë selisë së këshillit krahinor të hënën.

Gjashtë sulmuesit thuhet se kanë ardhur me një automjet tjetër dhe janë përpjekur që të hyjnë në ndërtesë.

Forcat e sigurisë kanë reaguar shpejt në sulmin e dytë duke vrarë të gjithë sulmuesit.

Disa anëtarë të këshillit janë në mesin e të plagosurve.

Talibanët kanë marrë përsipër sulmin.
XS
SM
MD
LG