Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bosnje


Sarajevë, 10 qershor, 2013

Sarajevë, 10 qershor, 2013

Protestat anti-qeveritare në Bosnje e Hercegovinë kanë hyrë në javën e dytë, ku qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e Sarajevës drejt pikëtakimit të tyre, që është vendi jashtë parlamentit.

Demonstruesit thonë se duan që politikanët të thyejnë bllokadat legjislative që janë formuar sipas vijave etnike.

Protestat filluan më 5 qershor, kur një turmë e zemëruar e prindërve të rinj rrethoi parlamentin, duke iu kërkuar ligjvënësve, që të miratojnë një ligj mbi numrat kombëtarë të identifikimit, të nevojshëm që qytetarët të pajisen me pasaporta dhe dokumente të tjera.

Ligji i vjetër skadoi në shkurt, duke lënë të gjitha foshnjat e lindura në vend pa dokumente personale.

Më shumë se 1 mijë e 500 ligjvënësit dhe personel tjetër është bllokuar në parlament nga protestuesit.

Ata kanë ngecur brenda për 12 orë, derisa janë liruar nga policia.
XS
SM
MD
LG