Ndërlidhjet

BE e shqetësuar për privatësinë e evropianëve


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me programin e mbikëqyrjes së SHBA-së, për të cilin thuhet se mund të dëgjojë bisedat telefonike të amerikanëve, ndërsa të kontrollojë përdorimin e inetrenetit edhe të të huajve që përdorin provajderë amerikanë të internetit.

“Komisioni Evropian është i shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme për jetën private të qytetarëve të BE-së. Ne shpresojmë të marrim më shumë informacione dhe detaje mbi këtë temë nga autoritetet amerikane. Siç e dini, siguria kombëtare është përgjegjësi e shteteve anëtare, kështu që ajo nuk bie nën rregulloren e mbrojtjes së të dhënave( të Komisionit Evropian). Për sa i përket të drejtave të qytetarëve të një shteti anëtar të BE-së, iu përket autoriteteve kombëtare, që të përcaktojnë nëse të dhënat mund të transmetohen ligjërisht”, u shpreh zëdhënësja Mina Andreeva.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë mbrojtur programin në fjalë.

Të premten, presidenti Barack Obama ka mbrojtur metodat kundër-terroriste dhe ka thënë se amerikanët duhet të bëjnë “disa zgjedhje” në balancimin e privatësisë dhe të sigurisë.

Obama dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se programet janë të kontrolluara rreptësisht dhe të autorizuara nga Kongresi.
XS
SM
MD
LG