Ndërlidhjet

Maqedoni: Miratohet ligji për abortin e kufizuar


Maqedoni...
Maqedoni...
Kuvendi i Maqedonisë, me 62 dy vota pro ka miratur ligjin për ndërprerjen e shtatëzanisë të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë seancë ku debati u realizua vetëm disa minuta, nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase.

Ndërkohë, para zhvillimit të debatit dhe përderisa ai realizohej, para Kuvendit të Maqedonisë edhe kanë protestuar dhjetëra organizata të ndryshme joqeveritare kundër ligjit të ri të abortit, i cili është paraparë të miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Në një letër adresuar të gjithë deputëve të Parlamentit dhe kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, të firmosur 91 organizata joqeveritare, theksohet se ky ligj është diskriminues dhe pamundëson të drejtën për të zgjedhur nga ana e grave.

Ky është momenti i fundit për të parandaluar arrogancën e demonstruar gjatë proceduarës parlamentare për miratimin e ligjit në fjalë dhe shpresojmë që ky parlament më në fund do të tregohet i arsyeshëm dhe do të sigurojë standarde të larta për mbrojtje shëndetësore, përfshi këtu dhe shëndetin e grave të cilat duan të ndërpresin shtatzëninë, për çka disa herë është deklaruar ministri i Shëndetësisë", ka deklaruar para protestuesve Marija Savovska.

Para parlamentit protestuesit kanë kërkuar të ndalet diskriminimi gjinor.

Fillimisht ne si shtet do të biem nga provimi sa i përket barazisë gjinore, por kjo nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është se do të ndërlikohet edhe më shumë gjendja faktike e grave, sepse është dëshmuar se lloji i këtillë i ligjeve vetëm se kanë rritur edhe më shumë numrin e aborteve jolegale të cilat kanë rezultuar jo rrallë herë edhe me vdekje”, është shprehur Neda Korunovska nga organizatat joqeveritare.

Nga ana tjetër, asociacioni për edukatë shëndetësore “Hera”, nuk tërhiqet nga lufta për ta penguar miratimin e këtij ligji për ndërprerjen e shtatzënisë.

Bojan Jovanovski, përfaqësues i kësaj organizate, ka deklaruar se as dikasteri i shëndetësisë dhe as pushteti ligjdhënës nuk është treguar i gatshëm për të pranuar asnjë nga vërejtjet e theksuar nga ekspertët shëndetësorë dhe organizatat e ndryshme, duke theksuar se ligji në këtë formë është anti-kushtetues dhe njëherësh është në kundërshtim me të gjitha standardet më të reja mjekësore.

"Ministri i Shëndetësisë dhe dikasteri që përfaqëson ai, gjatë dhjetë ditëve të fundit është shërbyer me argumente parciale, janë shërbyer me dëshmi të cilat nuk janë relevante sa i përket kontestit socio-kulturor", ka deklaruar Jovanovski.

Ai ka theksuar se me këtë ligj shkelet rëndë dispozita ligjore me të cilën çdo individi i garantohet e drejta për të marrë vendim të lirë.

Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë kritika ndaj ligjit që rregullon ndërprerjen e shtatzënisë, duke theksuar se ky ligj, i cili është shumë i rëndësishëm, nuk duhet miratuar me procedurë të përshpejtuar, ashtu siç ka propozuar ministri i Shëndetësisë, por të njëjtit duhet t'i paraprijë një debat i hapur nga ana e organizatave të ndryshme shëndetësore, ekspertëve juridikë, dhe mbi të gjitha, gratë, interesat e të cilave drejtpërdrejtë preken.
XS
SM
MD
LG