Ndërlidhjet

Varg sulmesh në irak, të vrarë e të plagosur


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi
Tri automjete bombë dhe një sulmues vetëvrasës ka vënë në shënjestër tregjet ushqimore në qytetet në veri të Bagdadit.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai i së hënës në një treg jashtë qytetit kryesisht shiit të Bakubas.

Dy automjete bombë kanë shpërthyer në Jadidat al-Shatt, rreth 40 kilometra larg Bagdadit, gjatë kulmit të orarit duke vrarë të paktën 13 njerëz dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë.

Më vonë, një automjet tjetër bombë shpërtheu në një treg të peshkut në qytetin Taxhi, rreth 25 kilometra larg nga Bagdadi.

Në të u vranë të paktën shtatë persona dhe u plagosën 16.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, por dyshimi ka rënë në një grup të njohur si Shteti islamik i Irakut - një organizatë e lidhur me Al Kaedën.
XS
SM
MD
LG