Ndërlidhjet

Britania mbron agjencitë e zbulimit


William Hague
William Hague
Britania të hënën mohoi se agjencitë e saj të zbulimit kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, pas një raporti të gazetës Guardian, ku thuhej se ato kishin marrë të dhënat telefonike dhe të internetit të britanikëve, të mbledhura në mënyrë të fshehtë në Shtetet e Bashkuara.

Pretendimet se Britania ka anashkaluar ligjin britanik duke përdorur programin PRISM të SHBA-së janë të “të pabaza”, tha sekretari i Jashtëm William Hague para parlamentit, duke shtuar se Britania ka një nga sistemet më të forta të kontrollit dhe balancit në botë.

Ndarja e informacioneve me SHBA-në, sipas tij ka “shpëtuar shumë jetë”.
XS
SM
MD
LG