Ndërlidhjet

Mandela nën kujdesin intensiv


Nelson Mandela

Nelson Mandela

Nelson Mandela, ish-presidenti i Afrikës së Jugut është në gjendje të rëndë, por stabile, derisa po trajtohet në kujdesin intensive, për një infeksion në mushkëri, ka thënë një zëdhënës i qeverisë së Afrikës së Jugut.

Fituesi i çmimit Nobel për paqe, Mandela, tani 94 vjeç është hospitalizuar për të katërtën herë, brenda pesë muajve.

Në gjithë Afrikën e Jugut, njerëzit janë lutur për Mandelan të dielën.

Mandela në vazhdimësi ka pasur probleme respiratore, prej se është sëmurë nga tuberkulozi gjatë qëndrimit të tij 27 vjeçar në burg, gjatë apartheidit në Afrikën e Jugut.

Pas lirimit nga burgu, Mandale është zgjedhur presidenti i parë i zi në Afrikën e Jugut, duke shërbyer prej vitit 1994 deri më 1999.
XS
SM
MD
LG