Ndërlidhjet

SHBA parasheh lulëzim të naftës e gazit nga argjili


lustrim

lustrim

Agjencia për Informacione të Energjisë e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një raport që tregon se nafta dhe gazi i prodhuar nga shtresat argjilore do të japin kontribute të mëdha për furnizimet globale të energjisë, duke i kthyer disa importues tradicionale të hidrokarbonit në eksportues.

Raporti i së hënës thotë se rezervat e vlerësuara të naftës së përfituar nga shtresat argjilore në Shtetet e Bashkuara dhe në 41 vende të tjera përfaqësojnë 10 për qind të naftës së papërpunuar në botë.

Aty thuhet se gazit në këto vende përfaqëson 32 për qind të burimeve të rikuperueshme të botës.

Raporti thotë se Rusia ka rezervat më të mëdha të këtij lloji të naftës, 72 miliardë fuqi, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Argjentina, dhe Libia. Aty thuhet se Kina ka depozitat më të mëdha të gazit, e ndjekur nga Argjentina, Algjeria, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
XS
SM
MD
LG