Ndërlidhjet

logo-print

Netanyahu hedh poshtë parakushtet palestineze


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Parakushtet palestineze për bisedimet e paqes paraqesin kthim prapa në negociatat me Izraelin ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Për mua vendosja e parakushteve është një pengesë e pakapërcyeshme,” tha Netanyahu para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes.

Palestinezët thonë se do të kthehen në tryezën e negociatave, vetëm nëse Izraeli ndalon së ndërtuari në tokën, që ata e duan për shtetin e tyre të ardhshëm dhe nëse shteti hebre pajtohet për të negociuar mbi bazën e kufijve që ekzistonin para luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Izraeli kërkon bisedime “pa parakushte” dhe publikisht refuzon të ngrijë ndërtimin e vendbanimeve.
XS
SM
MD
LG