Ndërlidhjet

Policia ndërhyn në sheshin Taksim


Stamboll...
Stamboll...
Qindra policë turq të njësive speciale kundër trazirave kanë hyrë në sheshin Taksim të martën, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë numrin e vogël të protestuesve, që janë vendosur aty në shenjë kundërshtie ndaj planeve ndërtuese në park, njofton Reuters, duke cituar dëshmitarët.

Të mbështetur nga automjete të blinduara, policia me helmeta të bardha kanë hyrë në shesh, por nuk janë shënuar përleshje në mes tyre dhe protestuesve në parkun e afërt.

CNN citon një deklaratë të qeverisë se "nuk do të lejohen më demonstratat e paligjshme".

Që nga 31 maji, kur policia ndërhyri për ta shpërndarë një protestë paqësore, Turqia është përfshirë nga protestat masive anti-qeveritare.

Tre persona raportohet të kenë vdekur dhe 5 mijë të jenë lënduar gjatë protestave.

Kryeministri Rexhp Tajip Erdpgan, ka thënë se protestat po organizohen nga "elemente ekstremiste" dhe i ka quajtur protestuesit "plaçkitës".

Nga ana tjetër protestuesit thonë se Erdogan po e çon Turqinë sekulare drejt një shteti islamik, dhe sipas tyre, po u kufizohen të drejtat civile.
XS
SM
MD
LG