Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga sulmet e së hënës 70 të vdekur


Bagdad, foto nga arkivi

Bagdad, foto nga arkivi

Rreth 70 njerëz raportohet se janë vrarë të hënën në Irak, në atë që përshkruhet si përkeqësim i dhunës mes sunitëve dhe shiitëve.

Sulmet përfshinë një seri shpërthimesh, që goditën forcat e sigurisë në qytetin verior të Mosulit, ku u vranë të paktën 24 njerëz.

Por, ka pasur edhe sulme në zona të tjera, një ndër ta edhe në një treg të ushqimit në Diyala.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet, por raportet thonë se të dyshuar janë ekstremistët islamikë sunitë.

Iraku po kalon atë që është përshkruar si vala më e madhe e dhunës, që kur trupat amerikane u tërhoqën nga vendi, në dhjetor të 2011.

Gjakderdhja ka ngritur frikën e përsëritjes së sulmeve sektare që lanë mijëra irakianë të vdekur në vitet 2006-2007.

Pakica sunite akuzon qeverinë e dominuar nga shiitët për diskriminim kundër tyre.
XS
SM
MD
LG