Ndërlidhjet

logo-print

Studimi: Bota më pak paqësore


Logo e Indeksit Global të Paqes

Logo e Indeksit Global të Paqes

Një studim i ri thotë se rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor.

Indeksi Global i Paqes 2013, tha se 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore.

Studimi përmendi luftën civile siriane, dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera.

Raporti tha se Rusia dhe Euroazia mbetën ndër rajonet më pak paqësore në botë, prapa dy rajoneve tjera që janë edhe më pak paqësore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme e Afrikës së Veriut.

Studimi tha se Islanda është vendi më i qetë, ndërsa Afganistani është në fund të listës së të qenit paqësor.

Kosova ndërkaq në mesin e 162 shteteve të monitoruara gjendet në vendin e 72-të, prapa Shqipërisë(69) e Serbisë(62), por para Malit të Zi e Maqedonisë e listohen në vendin e 73-të,
përkatësisht 79-të.

Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur.
XS
SM
MD
LG