Ndërlidhjet

Kerry shtyn vizitën në Izrael, shkak Siria


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka shtyrë një udhëtim në Izrael dhe territoret palestineze për të marrë pjesë në bisedimet e Shtëpisë së Bardhë se si t’i ndihmohet opozitës siriane, të cilat mbahen në këtë javë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, tha se takimet do të përqëndrohen në të gjitha opsionet për të ndihmuar opozitën, me përjashtim të vendosjes së “çizmes në terren” apo vendosjen e trupave amerikane.

Njoftimi erdhi pas raporteve se Uashingtoni po shqyrton armatosjen e kryengritësve sirianë, të cilët kanë pësuar një seri humbjesh, që kur grupi militant libanez Hezbollah, hyri në konflikt në anën e trupave qeveritare të presidenti Bashar al Assad.

Armatosja e rebelëve ka qenë një çështje e diskutueshme në mesin e zyrtarëve amerikanë, me disa që paralajmëronin se armët mund të bien në duart e ekstremistëve anti-perëndimorë.
XS
SM
MD
LG