Ndërlidhjet

logo-print

Kina dërgon astronauten e dytë në hapësirë


Astronaute kineze, foto nga arkivi

Astronaute kineze, foto nga arkivi

Kina është duke u përgatitur për të dërguar gruan e dytë kineze në hapësirë.

Kapsula Shenzhou, me tre astronautë në bord, është planifikuar që të niset në hapësirë të martën.

Nisja është planifikuar kah mesdita, sipas kohës evropiane.

Misioni do të jetë 15-ditor, ndërsa në ekuipazh përfshihet Yaping Wang, astronautja e dytë kineze.

Gjatë misionit, ajo pritet të japë një leksion nga hapësira për studentët kinezë.

Kina ka dërguar gruan e parë në orbitën e tokës një vit më parë.
XS
SM
MD
LG