Ndërlidhjet

Lajçak: Nuk e njohim Kosovën


Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak.

Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak.

Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me pranimin e pavarësisë së Kosovës, por dëshiron perspeketivën evropiane për tërë rajonin ka thënë Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak.

Ai në një intervistë për Veçernje Novostin, në prag të samitit në Bratisllavë, në të cilin do të marrë pjesë edhe Prishtina, ka thënë se qëndrimi i Bratisllavës mbetet i njëjtë.

“Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë. Pozicioni i Sollovakisë është se ne nuk e njohim Kosovën, por duam perspektivën evropiane për tërë rjaonin. Nuk është në interes të askujt që të ketë vrimë të zezë, ku nuk do të kishte sundim të ligjit dhe bashkëpunim”, u shpreh ai.

Ai ka shprehur bindjen se në samitin e liderëve të Evropës Qendore, Lindore dhe Juglindore, do të marrin pjesë përfaqësueist e Beogradit dhe të Prishtinës.

“Besoj se takimi në Bratisllavë do të jetë mundësi për bisedime për çështje thelbësore politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë, që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit dhe Evropës. Presim pjesëmarrjen e 20 shefave të shteteve, përfshirë edhe të presidentit Tomisllav Nikolliq dhe zonjës Atifete Jahjaga”,
citohet të ketë thënë Lajçak.

Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur ende Kosovën.
XS
SM
MD
LG