Ndërlidhjet

Gazetari i Guardian do nxjerrë artikuj tjerë mbi "spiunazhin"


Uebfaqja e Guardian...

Uebfaqja e Guardian...

Gazetari, i cili ekspozoi programet amerikane të survejimit, që i nxori një ish kontraktor amerikan i mbrojtjes, tha se do të publikohen “zbulime tjera të rëndësishme”.

Glenn Greenwald i gazetës britanike “Guardian”, tha për Associated Press se “ka dhjetëra storie” , që do të gjenerohen nga dokumentet e ofruara nga Edward Snowden, i cili dikur ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Greenwald tha të martën se do merret vendim se kur të publikohet zbulimi i radhës.

Greenwald shkroi raportet në javën e kaluar, të cilat zbuluan një shkallë të gjerë të programeve të qeverisë amerikane që mblidhnin të dhënat telefonike dhe ato të internetit për miliona përdorues.

Snowden tha se ai ka nxjerrë informacionet për të mbrojtur privatësinë themelore të njerëzve në mbarë botën.

Vendndodhja e saktë e Snowden mbetet e panjohur.

Ai është raportuar të ketë lëshuar një hotel në Hong Kong të hënën.
XS
SM
MD
LG