Ndërlidhjet

Khadija Ismailova dënohet t'i shërbejë komunitetit


Khadija Ismailova
Khadija Ismailova
Gjykata e Qarkut Binaqadi në Baku e ka dënuar gazetaren e shquar azere Khadija Ismayilova me 220 orë në shërbim të komunitetit.

Vendimi i së hënës pasoi refuzimin e Ismayilovas që t’ia paguajë gjykatës një gjobë prej 500 dollarësh.

Ismayilova dhe disa aktivistë u gjobitën në janar, pasi policia i arrestoi ata në një demonstratë kundër qeverisë në Baku.

Vitin e kaluar, Ismayilova, një kontribuese e pavarur e RFE /RL-së, u spiunua, u shantazhua dhe u kërcënua në një përpjekje për të ndaluar raportet e saj hulumtuese, të cilat ishin të fokusuara në korrupsion dhe kepqërdorimet e qeverisë.

Në tetor, Ismayilova ishte në mesin e disa gazetareve femra që u shpërblyen me çmimin “Kurajo në gazetari" në Nju Jork.

Çmimi u dha nga Fondacioni Ndërkombëtar i Guras për Mediat, i cili e përshkruan veten si “i përkushtuar për forcimin e rolit të grave në mediat informative në mbarë botën.”
XS
SM
MD
LG