Ndërlidhjet

Musharrafi vazhdon të mbetet në arrest shtëpiak


Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ish-sunduesi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Një gjykatë në Islamabad i ka ofruar lirim me kusht ish-sunduesit ushtarak të Pakistanit, Pervez Musharraf, në lidhje me rastin e shkarkimit të disa gyqtarëve të lartë, në vitin 2007.

Po sot, një tjetër gykatë në Baluçistan ka refuzuar masën e tillë për Musharrafin, pasi ai nuk është paraqitur në gjykim për vrasjen e liderit fisnor, Nawab Akbar, më 2006.

Muajin e kaluar, Musharrafit i është dhënë lirim me kusht për një rast të tretë, që ka të bëjë me vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.

Ai akuzohet se nuk ka ofruar siguri adekuate për Bhutton në dhjetor të vitit 2007, kur edhe është qëlluar për vdekje.

Musharrafi është nën arrest në rezidencën e tij jashtë Islamabadit qysh më 19 prill.
XS
SM
MD
LG