Ndërlidhjet

Mandela për të katërtën ditë në spital


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke kaluar ditën e katërt në një spital të Pretorias.

Mandela është duke trajtuar një infeskion të mushkërive, ndërsa zyra e presidentit Jacob Zuma ka thënë se 94-vjeçari mbetet në gjendje serioze, por stabile.

Mandela ka shërbyer si president në periudhën 1994-1999.

Paraprakisht ka qenë i burgosur për 27 vjet dhe besohet se ka pësuar dëme të mëdha në mushkëri gjatë punës në burg.

Heroi kundër aparteidit është shpërblyer edhe me Çmimin Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG