Ndërlidhjet

Protestë masive në Sarajevë


Sarajevë, 11 qershor 2013.
Sarajevë, 11 qershor 2013.
Në Sarajevë është duke u zhvilluar protestë masive para Parlamentit të Bosnjës, ku mijëra njerëz kërkojnë miratimin urgjent të Ligjit për numrat personalë të identifikimit.

Protestës i kanë ofruar mbështetje përfaqësues të shumë organizatave joqeveritare, pensionistë, studentë, të papunë, personalitete të sportit, kulturës dhe fushave të tjera.

Mungesa e ligjit të ri, që nga skadimi i të vjetrit në muajin shkurt, ka lënë të gjitha foshnjat pa dokumente personale.

Bosnja është e ndarë në entitete myslimane, kroate dhe boshnjake qysh në luftën e viteve 1992-1995 dhe ligji i ri është vonuar për shkak të mospajtimeve në mesin e bashkësive etnike.
XS
SM
MD
LG