Ndërlidhjet

Austria nis tërheqjen nga Lartësitë Golan


Lartësitë Golan

Lartësitë Golan

Austria ka nisur tërheqjen e paqeruajtësve të saj nga zona e demilitarizuar në vijën e armëpushimit midis Sirisë dhe Lartësive Golan, të cilat kontrollohen nga Izraeli.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i ka thënë Reuters-it se kontingjenti i parë prej 80 ushtarësh do të arrijë në Vjenë të mërkurën.

Raportet nga terreni thonë se ushtarët austriakë janë zhvendosur tashmë nga pikëkalimi Kuneitra në një bazë të Kombeve të Bashkuara.

Austria ka pasur kontingjentin më të madh, prej 380 trupash, në Forcën Mbikëqyrëse të OKB-së, e cila patrullon në Lartësitë Golan qysh në vitin 1974.

Vjena ka thënë se do të tërheqë të gjithë ushtarët e saj, pasi rebelët sirianë, të cilët luftojnë forcat qeveritare të Sirisë, kanë pushtuar për kohë të shkurtër Kuneitran, duke plagosur dy ushtarë austriakë. Përplasjet kanë ndodhur javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG