Ndërlidhjet

logo-print

BE e shqetësuar nga mbikëqyrja amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka kërkuar garanci se të drejtat e evropianëve nuk cenohen nga një program masiv i mbykëqyrjes së Shteteve të Bashkuara.

Eurodeputetët kanë kërcënuar se do të anulojnë marrëveshjet me SHBA-në për këmbimin e të dhënave, për shkak të qasjes së saj në emailet dhe të dhëna të tjera personale në kompanitë kryesore të internetit.

“Duhet ta themi qartë se mbikëqyrja masive nuk është ajo që duam”, ka deklaruar eurodeputeti nga Gjermania, Jan Filip Albreht, i ngarkuar me modrenizimin e ligjeve të vjetruara të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Komisionarja për Drejtësi e BE-së, Viviane Reding, planifikon të ngre shqetësimët me prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së, Eric Holder, në takimin e tyre të premten.

Një seri informacionesh, të bëra publike nga një ish-punëtor i CIA-s, ka çuar në pretendimet se SHBA-ja ka rrjet të gjerë të mbikëqyrjes.

SHBA insiston se mbikëqyrja e saj është e ligjshme sipas ligjit vendas.

Administrata Obama është duke hetuar nëse zbulimet nga ish-punëtori i CIA-s, Edward Snowden, janë vepër penale.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG