Ndërlidhjet

Thaçi u uron qytetarëve Ditën e Paqes


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët kosovarë me rastin e 12 qershorit - Ditës së Paqes.

“12 Qershori, Dita e Paqes, është datë historike e shënimit të kurorëzimit të suksesshëm të luftës çlirimtare dhe në të njëjtën kohë shënon hapjen e kapitullit të paqes para 14 vjetësh”.

“Në këtë ditë të shënuar për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, me pietet dhe krenari të lartë kujtojmë luftën dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, heronjve tanë, optimizmin, shpresën dhe rezistencën e gjithë qytetarëve të Kosovës që kontribuan me të gjitha format e qëndresës për Ditën e Paqes, Ditën e Çlirimit të Kosovës”, thuhet pos tjerash në urimin e zotit Thaçi.
XS
SM
MD
LG